Oferta nga Londra është gati- pritet përgjigjia nga Icardi dhe Inter!

Sipas mediave argjentinase oferta është gati.

Sipas informacioneve të “TNT”, Chelsea do ta fillojë operacionin Mauro Icardi.

Sipas “TNT”, Chelsea do të ofrojë 63 milionë euro për argjentinasin, por duket se një shumë e tillë është e papranueshme për Interin

Icardi po zhvillon bisedimet me Interin dhe po kërkon pagë vjetore prej 8 miliona eurove.

Megjithatë ndikim në vendimin e tij do të ketë edhe Wanda Nara e cila është agjentja e Icardit. Sipas Wandas opcioni i parë mbetet  PSG.

Icardi ka kontratë me Interin deri në vitin 2021, por gjasat janë të mëdha që ai të largohet nga Milano në fund të sezonit.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here