Xavi flet për Dembele!

Legjenda e Barcelonës ka zbuluar se çka i duhet Ousmane Dembeles që të jetë i suksesshëm te klubi spanjoll.

Ylli francez verën e kaluar erdhi te Barcelona nga Dortmund ndërsa akoma nuk ka arritur te forma e tij më e lartë shkaku që pësoi disa lëndime qysh në fillimet e para të aventurës së tij në ‘Camp Nou’.

“Atij i duhet pak kohë. Barça është provimi i fundit për një futbollist, pasi jo gjithkush mund të luajë për këtë klub,” ka thënë Xavi.

Dembele ka shumë talent, është shumë i shpejtë, por këtu nuk do të ketë hapësirat që i kishte te Dortmund dhe Rennes.

“Ai duhte të mendojë shpejt. Ai duhet t’i thotë vetës: “Unë jam lojtar i Barçës. Ju duhet të keni mentalitet të fortë këtu.

“Ka pasur shumë lojtarë që kanë kaluar 15 vite te Barca, sepse të gjithë këta kishin karakter,”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here