Barcelona në ndjekje të yllit holandez!

Barcelona do të dërgojnë vëzhgues që ta shikojnë nga afër Matthijs De Ligt në ndeshjet e ardhshme miqësore që do të zhvillojë kombëtarja holandeze, sipas Mundo Deportivo.

Mbrojtësi 18 vjeçar i skuadrës së Ajax, po shihet si një prej mbrojtësve më të mirë botëror në të ardhmen dhe për këtë arsye ka tërhequr pranë vetes interesimin e madh të Barcelonës.

Klubi mezi po pret që të shikojë paraqitjen e tij ndaj Anglisë dhe sidomos ndeshjen me Portugalinë kundër Cristiano Ronaldos në 26 mars.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here