Barcelona do ta lusë Iniestën të qëndrojë!

Presidenti i Barcelonës Josep Maria Bartomeu, do të mundohet që të bindë Andres Iniestan që të qëndrojë tek Barcelona edhe pas këtij sezoni, raporton Sport.

Iniesta, 33 vjeçar, ka marrë një ofertë të multi-milionëshe nga Kina dhe futbollisti ka deklaruar se do të marrë një vendim para fundit të prillit.

Bartomeu dhe Ernesto Valverde janë të shqetësuar nga largimi i Iniestas pasi kanë frikë se asnjë lojtar nuk mund të zërë vendin e futbollistit denjësisht në formacionin e katalanasve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here