“Çmendet” Real Madrid, 150 milionë euro plus një lojtar për futbollistin e Premier League!

Real Madrid duket se gjatë kësaj vere nuk e ka ndërmend të kursehet aspak pasi që tani po përgatitë një ofertë prej 150 milionë eurosh për yllin e skuadrës së Liverpool, Mohamed Salah, raporton Diario Gol.

Gjigantët spanjollë duket se e kanë objektiv kryesor por nuk kanë ndërmend të ofrojnë më shumë se 190 milionë euro për lojtarin 25 vjeçar.

Madrilenët shpresojnë që ta ulin pak çmimin për sulmuesin egjiptian pasi në ofertë do të përfshihet edhe sulmuesi madrilen Lucas Vasquez i cili është 26 vjeçar dhe një lojtar mjaftë i shkathët që mund të përshtatet shumë shpejtë në Premier League.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here