Donnarumma në dyshim për të ardhmen tek Milan!

Gjatë merkatos verore të vitit të kaluar Milan u pushtua nga paniku, Gianluiggi Donnarumma mund të largohej.

Më një situatë financiare që është e nevojshme të qëndrojë e stabilizuar, kuqezinjtë mund ta gjejnë shpëtimin pikërisht duke shitur 19-vjeçarin. Miq dhe të afërt të të riut pohojnë së dëshira i Gigios është të qëndrojë te Milani, por njëkohësisht synon të luajë edhe në Champions.

Ai që i fryn zjarrit është Mino Raiola, i cili vetëm pak ditë më parë kur e pyetën se kush mendon se do të jetë portieri titullar te Milani u përgjigj se dëshiron të jetë Reina.

Përgjigje që dukshëm lë të kuptohet se dëshira e hershme e Raiolës për të parë klientin e tij larg klubit italian nuk është shuar. Klauzola e Donnarummas nëse Milani e arrin Championsin është 70 milionë eurove, në të kundër portieri mund të largohet me 40 milionë euro. Gjasat janë që sërish vera të jetë e nxehtë në shtëpinë e Milanit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here