Gerrard Pique konfirmon grupin sekret Barcelona, Real Madrid në WhatsApp!

Mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique është i njohur si futbollist i cili e urren Realin.

Familja e Piques ka një histori të gjatë në qytetin e Barcelonës, kurse disa muaj më parë Pique  gjatë protestave për pavarsinë e Katalonisë, e dëshmoi se sa shumë vlen Katalonia për të.

Në publik gjithashtu janë të përhapur zërat se Pique dhe Ramos nuk duhen fare.

Në një artikull për “The Players Tribune”, Pique ka zbuluar se si ka krijuar një grup sekret në Whats App, për futbollistët e Barcelonës edhe Realit.

“Do tju tregoj një informacion sekret. Të gjithë e dinë se futbollistët kanë grupe sekrete në Whats App. Unë kam një të tillë për miqt e mi, e kam një tjetër me futbollistët e skuadrës. Por grupi im i preferuar është ai me lojtarët e Realit. Gjatë sezonit kur ishim 9 pikë para Realit, unë e krijova një grup në WhatsApp me lojtarët e Realit që luajnë për Spanjën dhe lojtarët e Barcelonës.”

“Ajo çfarë bëjmë në grup është të zihemi dhe të tallemi rreth Barcelonës dhe Realit. Jemi si fëmijë të vegjël që grinden. Emri i grupit është CONGRATULATIONS”, ka zbuluar Pique.

 

 

E

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here