Hysaj ka mundësi të transferohet tek Milan!

Agjenti i Elseid Hysajt, Mario Giuffredi, teksa ishte i ftuar në radion e tifozëve të Milanit, “Radio Rossoneri” po provokohej për një afrim të shkodranit në radhët kuqezi.

Por Giuffredi nuk ka menduar shumë që ta fshehë të ardhmen e Hysajt duke thënë se është i kënaqur te Napoli, por të ardhmes nuk i dihet.

“Do ta shohim si do të shkojë sezoni te Napoli dhe më pas do të flasim për të ardhmen e Hysajt. Në Napoli është i lumtur, por në futboll dhe në jetë çdo gjë mund të ndodhë, të ardhmes nuk i dihet”, përfundoi agjenti i shkodranit.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here