Iniesta mendon largimin edhe nga kombëtarja spanjolle!

Përveç mundësisë së largimit nga Barcelona, ​Iniesta është duke e menduar pensionimin nga Kombëtarja e Spanjës.

Kapiteni i “La Roja“, Andres Iniesta, duket se këtë verë nuk do të lërë vetëm Barcelonën, por edhe përfaqësuesen spanjolle.

Mesfushori 33-vjeçar, që është vënë nën urdhrat e Julen Lopeteguit për ndeshjet miqësore që Spanja do t’i luajë me Gjermaninë e Argjentinën, e ka pranuar këtë mundësi gjatë një interviste të dhënë për programin “El Larguero“.

“Ka mundësi që Botërori i Rusisë të jetë kompeticioni im i fundit me përfaqësuesen spanjolle. Nuk dua të jem në Kombëtare sa për të thënë, nuk kam nevojë për këtë”, tha Iniesta.

“Për Botërorin e Rusisë do të firmosja për një finale mes Spanjës e Argjentinës. Shpresoj që lamtumira ime nga La Roja të jetë pas ndeshjes më të ëndërruar nga të gjithë, finalja e turneut. Shpresoj që ajo të jetë ndeshja ime e fundit me fanellën e Spanjës,” shtoi më tej Iniesta.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here