Iniesta: Nuk do të habitesha nëse e shoh Neymarin te Reali

Mesfushori legjendar i Barcelonës, Andres Iniesta është në qendër të vëmendjes pasiqë nuk dihet a do ta vazhdojë karierën në “Camp Nou”.

“Shumë gjëra po ndodhin në kokën time. Më kanë mbetur edhe disa javë për ta sjellur vendimin më të rëndësishëm në karierën time, të largohem apo të qëndroj. Nuk është çështje dashurie, por ajo çfarë ndjej”, ka deklaruar Iniesta.

“Nëse largohem e di se do të largohem për shkak se nuk mund të jap 100% tim. Do të jetë një vendim i vështirë. Nuk do të transferohem te ndonjë klub që luan në një kompeticion të njejtë me klubin tim. Po mendoj për shumë gjëra por ende nuk kam vendosur”, ka shtuar mesfushori.

Iniesta ka komentuar edhe spekulimet e mediave për transferimin e Neymar te Reali.

“Nuk do të habitesha nëse Neymar transferohet te Reali. Reali dëshiron futbollistët më të mirë në botë. Reali do të bëhej më i fortë me Neymar, sepse ai është njëri prej më të mirëve”, ka thënë Iniesta.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here