Kokëdhimbje për Zidane: Si të përgatitet për Juventus me katër lojtarë!?

Trajneri i Real Madridit Zinedine Zidane, është në vështirësi pasiqë ka mbetur vetëm me katër futbollistë në stërvitje dy javë para ndeshjes me Juventus.

Zizu në stërvitje ka në dispozicion vetëm portjerin Casilla, Theo Hernandez, Karim Benzema dhe mesfushorin Llorente. Lojtarët e tjerë kanë ndeshje me përfaqësueset e tyre.

Tani Zidane do të duhet të zbavitet me katër lojtarët e tij në stërvitje.

E përditshmja “AS” ka llogaritur se Gareth Bale për 10 ditë do të udhëtojë 20 753 kilometra në Kinë, kurse më shumë se 12 000 kilometra do ti kalojnë Modric dhe Kovacic.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here