Lewandowski apo Kane? Real Madrid ka bërë një zgjedhje!

Shqetësimet e Real Madrid për karakterin e Harry Kane kanë bërë që drejtuesit e klubit Los Blancos të largojnë interesin nga anglezi dhe të fokusohen në blerjen e sulmuesit të Bayern Munich, Ronbert Lewandowski, supozon AS.

Madrilenët kanë qenë shumë të interesuar për të siguruar shërbimet e lojtarit por mesa duket Los Blancos janë të shqetësuar për natyrën introverse të 24 vjeçarit anglez.

Skuadra madrilene tani duket se ka kthyer të gjithë fokusin për sulmuesin polak por Bayern Munich vështirë se mund ta lërë të ikë atë pa paguar shifrën prej 100 milionë eurosh.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here