Liverpool cakton çmimin për Salah!

Trajneri gjerman Jurgen Klop, nuk dëshiron një tjetër skenar Coutinho në skuadrën e tij dhe për të evituar që sulmuesi i Liverpool, Mohamed Salah të mos përfundoi në “rrjetat” e pasanikëve të Real Madrid, Barcelonës apo PSG, ka vendosur ta blindoj atë duke vlerësuar kartonin e lojtarit 228 milionë euro.

Sulmuesi egjiptian i Liverpool, ka tërhequr vëmendjen e mjaft klubeve të rëndësishme në europë, pas prezencës së tij të mirë në fushën e blertë.

I pari që ka shfaqur interes, sipas agjencive të huaja ishte ekipi i Real Madrid, i cili do të ofronte kartonin e Lukas Vasquez për të transferuar në Madrid, sulmuesin Salah.

Mohamed Salah u ble nga ekipi i Romës për shifrën 50 mln euro plus bonuset, ndërsa tani sipas ekipit të Liverpool do të kushtoj plot 228 mln euro, shifër e cila do të thyente rekordin e transferimit të brazilianit Neymar te PSG, 222 mln euro, duke e bërë transferimin më të shtrenjtë në botën e futbollit.

Rikthimi në ishull ishte për t’i treguar të treguar të gjithëve se ai është një futbollist klasi. Në moshën 25-vjeçare Mohamed Salah është padyshim sulmuesi më i fortë për momentin në Angli.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here