Liverpool megjithatë ka pasur fat: Salah nuk ka qenë i preferuari i Klopp

Mohamed Salah është një senzacion i vërtetë këtë sezonë.

Egjiptiani u transferua te Liverpool nga skuadra e Romës.

Megjithatë po të ishte pyetur Jurgen Klopp, Salah nuk do të ishte në Premier League. Klopp kërkonte përforcime për sulmin e skuadrës, por Salah nuk ka qenë dëshira e tij.

“Times” zbulon se dëshira e Klopp ka qenë Julian Brandt, por pasi Liverpool nuk arriti ta transferojë atë, u detyruan të kërkonin një zgjidhje tjetër.

Zgjidhja tjetër u tregua një goditje e vërtetë për Liverpoolin.  “The Reds” u nisën drejt Salah dhe arritën ta transferonin atë.

Salah ka shënuar 28 gola dhe 10 asistime për Liverpoolin këtë sezonë.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here