Liverpool në pole position për yllin e Napolit

Lojtari i Napolit, Jorginho është nën shënjestrën e disa klubeve në Premier League, por Liveprool është në pole-position për firmën e tij, shkruan “Mirror”.

Braziliani me pasaportë italiane është nën shënjestrën e Manchester United dhe Arsenal, por në “Anfield” atë e shohin si zëvendësuesin ideal të Emre Can.

Liverpool ka një traditë me futbollistët nga Brazili, kurse stili i lojës së Jorginhos do të ishte ideal për lojën e Klopp.

Agjenti i Jorginhos ka pranuar se është kontaktuar nga disa klube angleze, por ka mohuar zërat për ndonjë takim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here