Roma i rikthehet garës për Mahrez!

Roma do ti rikthehet garës gjatë kësaj vere për mesfushorin e Leicester Cityt, Riyad Mahrez, raporton The Mirror.

Roma tentoi të siguronte shërbimet e algjerianit gjatë verës së kaluar por dështoi, ndërkohë që kësaj here po përgatitet një ofertë më e mirë ku parashikohet një ofertë me para plus një lojtar i Romës do ti ofrohet Leicester Cityt.

Riyad Mahrez gjatë janarit ishte pranë trasnferimit tek Manchester City por klubi i tij e pamundësoi një gjë të tillë, aspekt ky që e nevrikosi shumë lojtarin nga Algjeria.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here