Sampaoli: Do ta doja Balotellin në skuadër!

Kombëtarja argjentinase është mbledhur në Buenos Aires, ku po përgatitet për dy ndeshje miqësore para fillimit të kampionatit botëror Rusia 2018.

Argjentina të premten  do të takohet me Italinë ndërsa katër ditë më vonë  do të ballafaqohet me Spanjën.

Para sfidave të rëndësishme ka folur edhe trajneri i argjentinasve, Jorge Sampaoli, i cili ka pohuar se do të dëshironte ta kishte në skuadër italianin Mario Balotellin.

“Do të doja ta kisha Mario Balotellin si lojtarin tim”, këmbënguli Sampaoli në konferencën për shtyp, ndërsa të dy ekipet përgatiten të takohen nesër.

“Po flasim për një lojtar të madh, me aftësi dhe pasion për këtë lojë. Këto janë arsyet që unë e admiroj”, tha trajneri.

Theksojmë se trajneri i Italisë, Luigi Di Biagio nuk zgjodhi të thërrasë Super Marion, pavarësisht formës së shkëlqyer me skuadrën franceze të Nices.

Ndryshe, Argjentina është në një grup së bashku me Islandën, Kroacinë dhe Nigeria.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here