Wilshere frikësohet se do të detyrohet të largohet nga Arsenal!

Mesfushori i Arsenalit, Jack Wilshere ka frikë se drejtuesit e klubit nuk do ta rrisin ofertën e rinovimit të kontratës duke e detyruar futbollistin që të largohet nga klubi, raporton The Mirror.

Kontrata e tij aktuale përfundon në fund të këtij sezon dhe drejtuesit e klubit i kanë bërë një ofertë me pagë më të ulët sesa që e ka aktualisht gjë që është refuzuar nga lojtari.

Edhe pse dëshiron të qëndrojë tek Arsenal, lojtari nuk e pranon këtë ofertë aktuale dhe një kontratë e re më e përmirësuar nuk beson se do të vijë ndonjëherë gjë që do ta detyrojë futbollistin të largohet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here