Ardhja e Salah ka mbushur hapësirat që ka lënë Suarez!

Kapiteni i Liverpoolit, Jordan Henderson beson se Mohamed Salah ka mbuluar një boshëllëk që ka lënë Luis Suarez kur u largua në vitin 2014 në drejtim të Barcelonës.

Jordan Henderson ka luajtur disa sezone me Luis Suarezin ndërsa tani po përjeton një edicion edhe me yllin egjiptian.

“Të dy janë lojtarë fantastik dhe ju nuk mund t’i krahasoni ata,”ka thënë mesfushori anglez.

“Janë lojtarë të ndryshëm. E di që të dy shënojnë gola dhe punojnë shumë, por është shumë e vështirë për të bërë një krahasim”.

Luis kaloi te Barcelona dhe atje po kalon një formë të mirë. Por, Mo Salah këtë edicion ka qenë i pabesueshëm. Absolutisht i pabesueshëm”.

“Si skuadër ne punojmë shumë, Salah është ai që do t’i përfundojë aksionet. Ne këtë e bënim edhe me Luisin. Mo Salah ka pjesën më të vështirë pasi duhet ta dërgojë topin në rrjetë,”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here