Italia ka rikthyer vëmendjen tek trajneri aktual i Chelseas, Antonio Conte, për ta vënë në krye të kombëtares për ta kualifikuar në Evropianin e 2020-ës dhe mund të bashkohet me Andrea Pirlon, sipas Gazzetta dello Sport.
Conte dhe Carlo Ancelotti duken më të pëlqyerit e federatës italiane pas dështimit që pësuan për tu kualifikuar në botëror në Rusi.
Pa marrë parasysh cili trajner zgjedhet për të drejtuar Italinë, Pirlo do të ishte i interesuar që ti bashkohej stafit teknik.