De Bruyne deklaratë interesante për Messin dhe Ronaldon!

Organizatori i lojës së Manchester City, Kevin De Bruyne, po krahasohet me dy yjet e Barcelonës dhe Real Madrid por belgu deklaroi se ai është një lojtar komplet ndryshe nga ata.

Kevin De Bruyne është i lodhur nga krahasimet që po i bëhen me Lionel Messin dhe Cristiano Ronaldon duke deklaruar:”Nëse unë shënoj 10 gola ata i shënojnë 100″.

Me paraqitjen që ka bërë në këtë sezon nën drejtimin e Pep Guardiolës futbollisti ka marrë shumë lavdata nga shumë figura të njohura të botës së futbollit.

De Bruyne tani po konsiderohet si një nga lojtarët më të mirë në botë ku gjatë këtij sezoni ka shënuar 11 gola dhe ka asistuar 18 herë për shokët e skuadrës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here