Icardi shumë shpejt më i paguari në Serie A!

Mauro Icardi ishte tema e javëve të fundit, e me shumë gjasë do të jetë në epiqendër të mediave sportive edhe në muajt e mbetur të këtij sezoni futbollistik në Serinë A.

Sulmuesi argjentinas që duket edhe më larg pjesëmarrjes në Botërorin e kësaj vere me kombëtaren konsiderohet rinovimi më impenjues i Interit në vitet e fundit.

Wanda Nara, gruaja dhe njëkohësisht agjentja e  futbollistit të Interit ka tentuar në disa raste të prishë qetësinë mes palëve, me qëllim për të përfituar një marrëveshje më të mirë ekonomike. Por gjithçka duket se çon në një rinovim milioner për Mautro Icardin, që do të vijë në kohën e festës së Pashkës. Inter kërkon ta bëjë sulmuesin latin, më të paguarin në Serie A, pasi bonuset dhe të drejtat e imazhit do ta bëjnë Icardin të kalojë edhe Paulo Dybala e Gonzalo Higuain.

Secili prej tyre merr 7.5 milionë Euro në vit te Juventus dhe si për ironi të fatit janë konkurrentët e Icardit për në kombëtaren e Argjentinës. Mauro Icardi ka një klauzolë largimi 110 milionë Euro, që në futbollin e sotëm konsiderohen pak për një sulmues si ai. Inter synon ta çojë klauzolën bllokuese në 180 milionë, pikërisht për ta shitur më pas në një moment të dytë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here