Kush është Pini Zahavi, njeriu i cili do të tranferojë dy yje te Reali!?

Pinas Pini Zahavi është njëri ndër menaxherët më të njohur në futboll.

Në botën e futbollit hyri në vitin 1979 kur u bë menaxher i Rio Ferdinand. Ai e transferoi Ferdinandin nga West Ham te Leeds United dhe në vitin 2002 te Manchester United për një shifër rekorde në atë kohë.

Pini gjithashtu ishte vendimtarë kur Abramovic e bleu Chelsea. Abramovic ju drejtua atij dhe Zahavi i siguroi blerjen e Cech dhe Essien.

Zahavi ishte njeriu i cili transferoi Tevezin dhe Mascheranon në West Ham dhe pastaj njërin në Manchester United dhe tjetrin te Liverpooli.

Tani ai është menaxheri i Robert Lewandowskit dhe do ta transferojë polakun te Reali. Zahavi verën e kaluar ishte ndërmjetësues për transferimin e Neymar te PSG dhe fitoi 12 milionë euro nga transferimi i brazilianit.

Tani ai mundet përsëri të ndërmjetësojë për Neymarin, por këtë herë te Reali. Zahavi njihet si njeri që ka marrëdhënie të shkëlqyeshme me Florentino Perez.

Zahavi është ndryshe nga menaxherat e tjerë, ai është më i hapur gjatë marrëveshjeve, ai nuk lidhet me lojtarët përgjithmonë vetëm i transferon ata dhe mer provizion.

Nga ai pritet që në verë ta transferojë Neymarin dhe Lewandowskin në Santiago Bernabeo.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here