Manchester United e gatshme të japë 300 milionë euro për vetëm një lojtar!

Jose Mourinho këtë verë mund të përdorë mesfushorin francez Paul Pogba si pjesë të një marrëveshjeje për të sjellë në Old Trafford një prej lojtarëve më të mirë në botë, brazilianin e PSG, Neymar.

Me Neymarin që nuk po ndihet mirë tek Parc des Princes, “Djajtë e Kuq” duken të vendosur që ta sjellin atë në Premier League pasi që edhe Alexis Sanchez ka dështuar dhe nuk po bën paraqitjen që të gjithë shpresonin.

Ndërsa për brazilianin është e interesuar edhe Real Madridi ndërse Manchester United po mendon që të përdorë Pogban për të bindur brazilianin të vijë në Old Trafford, marrëveshje kjo që nëse realizohet mund ti kushtojë Unitedit plot 300 milionë euro.

Ndërkohë Neymar mund të marrë një pagë vjetore diçka më shumë se 35 milionë euro.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here