Real Madrid po vëzhgon portierin e Romës!

Real Madrid është duke e vëzhguar portierin e dëshiruar të Romës Allison, në mënyrë që për sezonin e ardhshëm Keylor Navas të ketë më shumë konkurencë në portën e Los Blancos, raporton Goal.

David De Gea dhe Thibaut Courtois janë dy objektivat tjerë që pëlqehen shumë nga Real Madrid dhe gjatë verës do të tentohet transferimi i njërit prej portierëve edhe pse një gjë e tillë duket pak e vështirë.

Arsyeja kryesore që madrilenët janë në kërkim të një portieri është sepse Florentino Perez nuk e pëlqen shumë Keylor Navas-in dhe për sezonin tjetër zëvëndësimi për të duhet të gjendet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here