Roma dëshiron yllin e Ajaxit

Kryesia e Romës është e interesuar për yllin e Ajaxit, Justin Kluivert.

Roma për një kohë të gjatë është e interesuar për të dhe ka gati ofertën zyrtare.

I biri i legjendës Patrick Kluivert po luan një sezonë të shkëlqyeshme te Ajaxi, duke shënuar 8 gola në 30 ndeshje.

18-vjeçari ka kontratë me Ajaxin deri në vitin 2019, kurse për të është e interesuar edhe Manchester United.

Megjithatë Roma është e gatshme ta mposhtë konkurencën duke bërë ofertë zyrtare.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here