Tifozët serb paralajmërojnë trazira para ndeshjes me Kosovën

Përfaqësuesja e femrave të Kosovës do të luajë në kompeticionin e henbollit që do të zhvillohet në Serbi.

Situata është tensionuar pasiqë tifozët serb kan paralajmëruar trazira.

Ndeshja e cila duhej të zhvillohej sot në Kraguljevac është zhvendosur në Kovilovo për të shmangur incidentet.

Por duket se as kjo nuk do të ndihmojë në shmangien e incidenteve.

Tifozët serb janë mbledhur dje para qendrës sportive në Kovilovo dhe kanë protestuar kundër arrdhjes së përfqësueses së Kosovës.

Policia nuk ka lejuar që tifozët të futen në sallë, por tifozët kanë paralajmëruar incidente në ndeshjen e sotme.

Organizatorët janë të shqetësuar sepse mund të dënohen nga EHF.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here