Bale ka shumë opsione për tu larguar nga Real Madrid!

Në rast të largimit të Gareth Bale pas përfundimit të këtij sezoni duket se e ka gjetur ekipen ideale në të cilën mund të vazhdojë karrierën.

Siç bën të ditur Don Balon, bëhet fjalë për skuadrën angleze të Chelsea-s e cila po e shikon me kujdes sitatën në të cilën ndodhet uellsiani pasi Zinedine Zidane nuk po e konsideron tanimë një lojtar të formacionit të parë.

Bale u përfol për një transferim tek Manchester United por tani Chelsea duke parë interesimin që ka Real Madrid për Eden Hazard dhe Thibaut Courtois po mendon që tja “rrëmbejë” edhe madrilenëve një lojtar.

Ndërkaq opsione që nuk mund të hidhen poshtë janë Paris Saint Germain dhe një transferim në Kinë ku milionat që po vijnë nga lindja e largët po joshin shumë lojtarë evropian.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here