Barcelona rrëmben transferimin e Interit

Mediat italiane shkruajnë se Inter mund të mbetet pa transferimin e tyre, e shkak për këtë mund të jetë Barcelona.

“Neroaxurët” për një kohë të gjatë janë të interesuar për Stefan de Vrij,  i cili do të jetë lojtarë i lirë në fund të sezonit.

Mediat shkruanin se De Vrij ka arritur marrëveshje me Interin, por tani është shfaqur edhe Barcelona.

Katalanasit dëshirojnë ta kompletojnë mbrojtjen, duke gjetur zëvendësues ideal për Pique dhe Umtiti.

Inter tani është frikësuar për shkak se Barcelona i ka ofruar pagë më të lartë holandezit. Megjithatë te Interi ai do të jetë në formacionin e parë, kurse te Barcelona vështirë se mund të gjejë hapësira.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here