Bolt ka kryer provat, vjen përgjigjia nga Dortmund

Njeriu më i shpejtë në botë, Usain Bolt ka kryer provat dy ditore te Borussia Dortmund, por nuk ka marrë lajme të mira.

Trajneri i Borussia Dortmund, Peter Stoger i ka thënë atij lajmin që ndoshta nuk do të donte ta ndëgjonte.

“Ai është larg nga kariera profesionale. Nuk është mjaftueshëm i mirë. Është i talentuar por është i lindur për atletikë, jo futboll”, ka thënë Stoger.

Bolt është tifoz i Manchester United dhe e adhuron futbollin, do të ishte fantastike po të fitonte rastin të luante si profesionist për Dortmund.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here