Sami Khedira ka pësuar një lëndim në takimin mes Gjermanisë dhe Spanjës.
Mesfushori veteran ishte kapiten në ndeshjen miqësore, por u largua prej fushës në të 52-tën minutë të ndeshjes.
Khedira u rrëzua nën një duel me Thiago Alcantara dhe u ul në tokë duke mbajtur pjesën e pasme të këmbës së tij të djathtë.
Gjermani u bart me barela nga stafi mjekësor dhe kjo gjë ka bërë që të shqetësohen zyrtarët e Juventusit, pasi që nuk dihet nëse lojtari do të arrin të paraqitet në ndeshjen e parë të çerekfinales së Champions League.
Theksojmë se bardhezinjve do t’iu mungojnë Medhi Benatia dhe Miralem Pjanic shkaku i kartonëve të verdhë.
Edhe Alex Sandro është lënduar ditë më parë në grumbullimin me kombëtaren braziliane dhe nuk dihet nëse do të luajë më 3 prill.
Mbetet nëse ndonjë prej të lënduarve do të arrijë takimin që do të zhvillohet brenda njëmbëdhjetë ditëve.