Ramos dhe Costa paralajmërojnë përleshje në derbin e Madridit

Ylli i Realit, Sergio Ramos dhe lojtari i Atleticos, Diego Cosa kanë paralajmëruar përleshje në derbin e Madridit që do të zhvillohet me 8 prill.

Sulmuesi i Atleticos, ka paralajmëruar përballje të nxehtë në çdo pjesë të fushës.

“Ai është një djalë i mirë, por unë i kam treguar se në fushë nuk ka miqësi. Nëqoftëse ka nevojë të rrihemi, do të rrihemi. Për të ardhur fitorja, nëse duhet do të godasim… Të dyt e dimë këtë”, ka deklaruar Diego Costa.

Ramos konfirmoi atë që deklaroi Costa, duke shtuar se nëse duhet do ta kafshojë kundërshtarin.

“Nuk ka aspak dyshim, ne tani jemi miq dhe kemi marrëdhënie të mira. Por kur është derbi në pyetje, nëse duhet të kafshohet kundërshtari, do të kafshohet”, ka deklaruar Ramos.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here