Ronaldo me shifra të frikshme në karrierën e tij!

Pesë herë fituesi i çmimit “Topi i artë”, Cristiano Ronaldo të premten në mbrëmje e kaluar shënoi një jubile 900 ndeshje profesionale.

Portugezi këtë jubile të tij e festoi me dy gola të shënuar në ndeshjen me Egjiptin 2:1. Ronaldo golat i shënoi minutën e 93 dhe 96-të.

Ai tani në 900 ndeshje të zhvilluara ka arritur të shënojë 647 gola. Ronaldo më shumë paraqitje 429 ka me Real Madrid, pasojnë Manchester United (292), Portugalinë (148) dhe Sporting Lisbonë (31).

Ai me 443 gola të shënuar është “këpuca e artë” e mbretërve, ndërsa për kombëtaren e tij ka shënuar 81 gol. Nga 1 janari i këtij viti Ronaldo ka shënuar 23 gola për madrilenët.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here