Vazhdon injorimi serb në garat ku marrin pjesë sportistët kosovarë!

Serbia nuk ka udhëheqës nacionalistë vetëm në politikë, fatkeqësisht kjo po i ndodhë edhe me sportin.

Vetëm një ditë pas vendimit të Ministrit të Punëve të Brendshme të Serbisë, Nebojsha Stefanoviç, për të mos lejuar ndeshjen e juniorëve femra në hendboll me Kosovën, kjo ndodhi edhe në judo, dhe për ironi të fatit sërish në garën e të rinjëve.

Në Kupën Evropiane të Judos për junior që po zhvillohet në Sarajeve ishte parashikuar dueli në mes të Anja Obradoviç nga Serbia dhe Laura Fazliu nga Kosova por nuk u zhvillua.

Anulimi i këtij dueli erdhi pasi Serbia vendosi ta tërheq xhudisten e saj në momentin kur u bë e ditur se përballë do të kishte një kosovare, duke i mundësuar në këtë mënyrë Laura Fazliut fitore dhe vazhdim të garës drejtë medaljes së artë në kryeqytetin e Bosnje Hercegovinës.

Pritet të shohim se cilat do të jenë pasojat e këtij vendimi për Federatën e Judos të Serbisë duke pasur parasysh se Federata e Hendbollit e Serbisë është përjashtuar nga gara me vendim të Federatës Evropiane të Hendbollit, EHF.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here