Inter vendos çmimin e Icardit, kjo është shtrenjtë për Realin

Kryesia e Interi i ka vënë çmim golashënuesit të tyre më të mirë.

Sipas “Corriere Dello Sport”, çmimi i Icardit është 160 milionë euro.

Nuk është fshehtësi se Inter nuk dëshiron të përfitojë, por Icardi është lojtari i tyre më i rëndësishëm. Argjentinasi ka shënuar 22 gola në Serie A dhe Inter i ka vendosur një çmim që jo çdo kush është i gatshëm ta paguajë.

Icardi mund të largohet nga Interi në fund të sezonit, por mbetet ta shohim se a do ta paguajë dikush këtë shifër. Për argjentinasin është e interesuar Chelsea dhe Reali. Icardi ka kontratë me Interin deri në vitin 2021.

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here