Portjerët ankohen për topin e Botërorit – do të shohim më së paku 35 gola nga largësia

Në Botërorin e Rusisë do të luhet me topin e Adidas Telestar 18, të cilin FIFA  e prezantoi në vitin 2017.

Me këtë top përfaqësueset luajtën në ndeshjet miqësore.

Duket se “Telestar” do të jetë si “Jabulani” i Botërorit të 2010, ku shumë portjerë ankoheshin.

“Mund të vë bast se në Botëror do të shohim më së paku 35 gola nga largësia. Mendoj se topi duhet të ndërrohet, deri sa ka kohë”, ka deklaruar Reina.

Përveç Reinas është ankuar edhe David De Gea i cili pranoi një gol nga largësia kundër Gjermanisë.

“Është pak e çuditshme. Fluturimi i tij është i paparashikueshëm”, ka deklaruar De Gea.

Kritika për topin pati edhe nga Ter Stegen.

“Mund ta bënin topin më të mirë, por duket se do të na duhet të mësohemi me të para fillimit të Botërorit, nuk kemi zgjedhje tjetër”, ka deklaruar Ter Stegene.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here