Real Madrid po përgatisin skuadrën e tyre të re

Real Madrid është në garë për Ligën e Kampionëve këtë sezonë, mirëpo në La Liga janë në vendin e tretë dhe janë  eleminuar nga Kupa e Mbretit.

Për këtë shkak Madrilenët do të kryejnë disa transferime në merkaton e verës.

Madrilenët kanë në shënjestrën e tyre Robert Lewandowskin, Mohamed Salah, Alvaro Odriozola dhe Julian Weigl.

Madrilenët kanë vendosur që ta transferojnë një mbrojtës dhe janë të gatshëm të ofrojnë 40 milionë euro për Odriozola.

Në mesfushë Mbretërit janë të interesuar për Julan Weigl dhe për Emre Can.

Në sulmin e Realit pritet që të transferohet Robert Lewandowski, i cili është përfolur se ka arritur marrëveshje me mbretërit. Harry Kane gjithashtu është nën vëzhgimin e Madrilenëve për kreun e sulmit.

Rikonstrukcioni i Realit nuk do të jetë vetëm me largimin e Benzema, por edhe të Gareth Bale. Në listën e dëshirave është Mohamed Salah. Përveç Salah, “Los Blancos” po vëzhgojnë edhe Hazard dhe Neymar, por këta të fundit është më e vështirë të transferohen në Madrid për shkak të shumës së lartë.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here