Aguero tregon kur do të largohet nga City!

Independiente, ky do të jetë klubi i ri Agueros nga sezonin 2020/21.

Sergio Aguero nuk do të largohet nga Manchester City, të paktën edhe dy sezone – kështu ka bërë të ditur vet sulmuesi argjentinas, që ka treguar klubin e ardhshëm kur t’i skadojë kontrata me gjigantin anglez.

“Kontrata me Manchester City skadon më 2020, atëherë do të rikthehem në shtëpi te Independiente“, deklaroi Aguero për “Fox Sports“.

Aguero u largua nga skuadra argjentinase në vitin 2006 për të kaluar te Atletico Madridi, derisa pjesë e Man City është që nga viti 2011, ku është bërë më i miri i gjitha kohërave për klubin anglez.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here