Bayern Munich kundërshton shitjen e Lewandowskit!

Bayern Munich ka përjashtuar mundësinë e shitjes së Robert Lewandowskit në mes të negociatave të futbollistit me Real Madridin.

Karl-Heinz Rummenigge ka deklaruar se gjatë kësaj vere nuk do ta shesin asnjë që nuk dëshirojnë dhe më shumë po mendohet një transferim i sulmuesit të Bordeaux, Malcom, i i cili po kërkohet nga shumë skuadra evropiane.

Polaku është bashkuar me Bayern Munich në 2014 nga Borussia Dortmund dhe prej atëherë është cilësuar si një prej sulmuesve më të mirë në botë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here