Beteja për Milinkovic-Savic po bëhet më e ashpër!

Sergej Milinkovic-Savic me paraqitjet e tija këtë sezon ka tërhequr vëmendjen e pothuajse të gjitha skuadrave të mëdha evropiane ku më e fundit është skuadra e Juventusit, raporton Tuttosport.

Manchester City, Manchester United dhe Paris Saint Germain janë duke e ndjekur nga afër përfaqësuesin e kombëtares serbe mirëpo nuk duhet nënvlerësuar as kampioni i Serie A, të cilët mund të bëjnë një surprizë dhe ta “rrëmbejnë” mesfushorin serb.

Mirëpo Lazio në qoftë se do të heqë dorë nga shërbimet e tij vështirë se do ta bëj këtë për më pak se 100 milionë euro.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here