Kovacic te Roma?!

Drejtori sportiv i Romës, Monchi po punon për të gjetur të rinj të talentuar që mund të përforcojnë mesfushën e Romës gjatë sezonit të ardhshëm.

Sipas asaj që raporton Corriere dello Sport përveç shumë objektivave, ëndrra e madhe e drejtorit sportiv të klubit verdhekuq është Mateo Kovacic.

Ish mesfushori i Interit nuk po gjen shumë hapësira te Reali Madrid dhe mundësitë më të mëdha janë që kroati të largohet në verë.

Nëse do t’i jepet shansi për ta transferuar KovacicRomë, Monchi do të bëjë gjithçka që ka në dorë pasi e pëlqen shumë lojtarin dhe ai do të ishte dhurata më e bukur e merkatos për tifozët verdhekuq.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here