Barcelona do të thyejë rregullat për Griezmann!

Chelsea dhe Manchester United kanë mundësinë që ta paguajnë më shumë sesa Barcelona futbollistin e Atletico Madridit, raporton Sky Sport.

Barcelona mbetet favorite për të siguruar shërbimet e Antoine Griezmann i cili ka një klauzolë prej 100 milionë eurosh për tu larguar nga skuadra e Atletico Madrid.

Megjithatë Barcelona nëse do blejë Griezmann do të veprojë kundër Fair Play-it Financiar dhe këtë gjë do ta shfrytëzojnë Manchester United dhe Chelsea të cilat mund ti ofrojnë një pagë më të madhe francezit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here