Cuadrado rikthehet në stërvitje

Sulmuesi i Juventusit, Cuadrado është rikthyer në stërvitje me skuadrën më shpejtë se sa është pritur.

Cuadrado ishte duke u rikuperuar nga lëndimi, kolumbiani në janar u operua në Gjermani dhe pritej që të rikthehej në fushë në maj, por duket se do të rikthehet më shpejtë.

Guadrado është stërvitur vetë dhe ka marrë pjesë me skuadrën në disa akicione. Lajmin e ka bërë të ditur Juventus në faqen e tyre zyrtare.

Mandzukic dhe Dybala gjithashtu i janë bashkuar skuadrës dhe pritet që të luajnë kundër Milanit.

Derbi mes Juventusit dhe Milanit do të zhvillohet të shtunën  me fillim prej orës 20:45

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here