E konfirmuar: Messi nuk do të luajë kundër Spanjës

Njëri nga futbollistët më të mirë në botë, Lionel Messi mungoi në stërvitjen me përfaqësuesen e Argjentinës dhe do të mungojë në ndeshjen e sontshme kundër Spanjës.

Lionel Messi nuk luajti në miqësoren kundër Italisë, kurse nga përfaqësuesja e Argjentinës kanë konfirmuar se ai do të mungojë edhe kundër Spanjës.

Futbollisti i Barcelonës ende po ndjen dhimbje në muskuj dhe Sampaoli nuk do të rrezikojë.

“Biseduam me mjekët dhe konstatuam se më së miri është që Messi mos të luajë kundër Spanjës. Rreziku është i madh. Ende ka ndeshje të rëndësishme deri në fund të sezonit. Përveç kësaj, Botërori po afrohet dhe Messi duhet ta udhëheqë përfaqësuesen tonë. Në asnjë moment nuk do ta rrezikojmë shëndetin e tij”, ka deklaruar presidenti i Federatës së Argjentinës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here