Gazetari i Real Madridit: Real ka gati trajnerin për sezonin e ardhshëm

Mediat spanjolle kanë spekuluar se Zinedine Zidane mund të shkarkohet nga Reali në fund të sezonit, por  duket se francezi do të mbetet në Madrid.

Zidane e filloi karierën e tij si trajner te Reali në mënyrë të shkëlqyeshme, por humbja e titullit dhe eleminimi nga Copa del Rey i ka dëshpëruar fansat e Realit.

Megjithatë Zidane gëzon besim të madh në Madrid, kurse rreth së ardhmes së tij ka folur gazetari nga Madridi, Eduardo Indi, i cili ka mjaft informacione rreth klubit Madrilen.

“Këto janë informacionet më të reja. Real Madrid ka trajner për sezonin e ardhshëm dhe ai është Zinedine Zidane edhe nëse Reali nuk e fiton Ligën e Kampionëve”, zbulon Indi.

“Në anketën e fundit, 90% e tifozëve dëshirojnë që Zidane të mbetet te Reali, ka përfunduar Inda.”

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here