Gjigantët europian në garë për futbollistin brazilian!

Brazili njihet si vend i talenteve futbollistike, kurse talenti i ri është Paulinho i cili luan për Vasco De Gama.

17-vjeçari njihet si njëri nga futbollistët më të talentuar në Amerikën e Jugut, kurse për të janë të interesuara skuadra e PSG, Real Madrid, Barcelona dhe Juventus.

Paulinho debutoi vitin e kaluar me skuadrën e parë të Vasco De Gama ku në ndeshjen e tij të tretë shënoi 2 gola. Kështu ai u bë lojtari më i ri që ka shënuar gol në kampionatin e Brazilit.

Për këtë shkak ka filluar gara e kluebeve europiane për shërbimet e tij, kurse mediat shkruajnë se çmimi i tij mund të arrijë deri në 50 milionë euro.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here