Isco largohet nga Real Madrid për 75 milionë euro!

Isco është një lojtar që çdo skuadrë evropiane do ta ëndërronte ta kishte në gjirin e saj dhe mesa duket njëra prej tyre po punon që ta realizojë këtë gjë.

Manchester City po bën gati një ofertë prej 75 milionë euro e cila do të ofrohet për spanjollin gjatë kësaj vere në mënyrë që ta bindin klubin madrilen ta lërë të lirë të largohet Iscon.

Më herët lojtari e refuzoi dy herë City por kësaj rradhe ndryshon puna pasi në drejtim të klubit është Pep Guardiola.

Ky transferim mund të ndodhë edhe për shkakun që Isco tani nuk është titullar në formacionin e Zinedine Zidane.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here