Lajm i keq për Milanin: U rikthye nga lëndimi i gjatë dhe i këputi ligamentet

Lojtari i Milanit, Andrea Conti do të pauzojë edhe për gjashtë muaj të tjerë, pasiqë në stërvitjen e sotshme ka këputur ligamentet e gjurit.

Mbrojtësi i djathtë u lëndua në fillimin e sezonit, pas tri ndeshjeve të luajtura për Rosonjerët.

Conti po rikuperohej nga lëndimi dhe po rikthehej në formë. ai ishte në stol kundër Chievos.

Mirëpo ai është lënduar përsëri dhe ky është fundi i këtij sezoni për të. Conti luajti një sezonë të shkëlqyeshme me Atalantën vitin e kaluar dhe u transferua te Milani për 30 milionë euro.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here