Memphis Depay me sy nga Milani

Njëri nga synimet kryesore në merkaton e verës është lojtari i Lyonit, Memphis Depay.

Sulmuesi holandez luajti një ndeshje të shkëlqyeshme kundër Portugalisë dhe shënoi golin e parë të ndeshjes.

Pas ndeshjes Depay foli rreth së ardhmes së tij duke mos e përjashtuar mundësinë për tu tranferuar te Milani.

“Jam i koncentruar te Lyoni. Çdo mëngjes e falenderoj Zotin që ma mundëson të bëj atë çfarë dua, të luaj futboll. Për klubet e interesuara do të mendoj kur të vijë koha. Milan është një klub i madh dhe kanë skuadër të shkëlqyeshme”, ka deklaruar Depay.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here