Messi flet për Dybala!

Lionel Messi ka siguruar të gjithë se nuk ka asnjë problem me Paulo Dybala – “ajo çfarë ai ka thënë është e vërtetë, për Juventusin ai luan të njëjtin rol si unë të Barcelona”.

La Joya tha se ai do të kishte vështirësi të luante për Barcelonën pasi që superylli i Argjentinës ka të njëjtën pozitë në fushë si ai.

Kjo u morë nga disa si ankesë dhe problem për Messi, por kapiteni i Albiceleste i kupton fjalët e Dybalas.

Paulo dhe unë flasim për këtë, çfarë ai ka thënë është e vërtetë, për Juventusin ai luan në të njëjtin rol si unë”, tha Messi për Fos Sports.

“Me mua në skuadrën Kombëtare ai luan më në krah të majtë, të cilin unë nuk e preferoi më. Është më vështirë për ne të luajmë aty, jo shpesh unë shkojë në të majtë, në të djathtë ne mund të bëjm prerje në tërë fushën që është me ne. E kuptojë çfarë ka thënë ai, nuk ka nevojë të qartësojë asgjë”, ka thënë Messi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here